
TIRANË- Pas sherrit dhe kontaktit fizik me Françeskën, teksa tentoi që ta mbyllte në banjol, Sara Gjordeni është shfaqur e prekur dhe ka qarë në krahët e Bardhit. Brenda shtëpisë ka hyrë një zarf i zi, ku njoftohej ndërprerja e televotimit të kësaj jave, dhe me gjasë vajzat mund të kenë një nominim kokë më kokë, spektaklin e të martës.
Të gjitha momentet që pasuan konfliktin, duket se kanë reflektuar në gjendjen e Sarës, ndërsa Bardhi përpiqej që ta qetësonte, duke i thënë se ajo ishte nëna e fëmijëve të tij.
“O çika jeme e vogël, o drita ime, shshshsh. Unë e di që nëna është krenare me ty, e di saktë. A e ke mendu ndonjëherë se çfarë shembulli je këtu brenda? O luaneshë, mendon se do të kryqëzohesh se ke qenë e drejtë? Ohoho, ti je personi më i mirë në botë, je nëna e fëmijëve të mi", u shpreh mes të tjerave Bardhi.
/ZËRI