Qytetërim

Sean Diddy nuk i ndahet skandaleve, reperi arrestohet për trafikim të qenieve njerëzore

Avokati i Combs, Marc Agnifilo, tha se ata ishin të zhgënjyer nga arrestimi dhe klienti i tij ishte një “njeri i pafajshëm”.

F.I
Sean Diddy nuk i ndahet skandaleve, reperi arrestohet për trafikim të
Sean Diddy

SHBA- Reperi amerikanj Sean "Diddy" Combs është arrestuar pas akuzave për sulm seksual dhe një hetim për trafikim njerëzor gjatë vitit të kaluar. 

“Agjentët federalë arrestuan Sean Combs në një aktakuzë të ngritur në Distriktin Jugor të Nju Jorkut,” tha prokurori amerikan Damian Williams.

Hetimi federal ndaj reperit u bë publik në mars kur agjentët ekzekutuan urdhra kontrolli në pronat e tij në Los Angeles dhe Miami. Hetuesit intervistuan disa persona në lidhje me akuzat për sulme seksuale, nxitje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike dhe armëve të zjarrit të paligjshme.

Avokati i Combs, Marc Agnifilo, tha se ata ishin të zhgënjyer nga arrestimi dhe klienti i tij ishte një “njeri i pafajshëm”. Ekipi i tij pohon pafajësinë e tij dhe thotë se ai nuk ka "asgjë për të fshehur". Combs përballet me një sërë padish civile, duke përfshirë akuzat se ai përdhunoi një vajzë të mitur dhe u përpoq të detyronte një producent të bënte seks me një burrë tjetër./ZËRI

Poll

MOS HUMB