Qytetërim

Serbët tregojnë ‘muskujt’ dhe jashtë fushave, portieri u rrah në pub para ndeshjes me Danimarkën

Portieri i Torinos, i cili nuk luajti as një minutë, është përfshirë në një sherr në një birrari në Mynih ditën para ndeshjes vendimtare kundër Danimarkës

E.K
Serbët tregojnë ‘muskujt’ dhe jashtë fushave,
Portieri serb

GJERMANI- Përveç tifozëve serbë që lanë skenat më të dhunshme në rrugët e Gjermanisë gjatë këtij Europiani, duket se edhe lojtarët e këtij ekipi nuk mbeten pas në aktet e tyre të rëndë.

Sipas raportimeve më të fundit, Vanja Milinkovic-Savic ishte protagonisti kryesor në një episod vërtet të bujshëm gjatë Euro 2024. Portieri i Torinos, i cili nuk luajti as një minutë, është përfshirë në një sherr në një birrari në Mynih ditën para ndeshjes vendimtare kundër Danimarkës.

Megjithëse, dinamika e ngjarjes, nuk është ende e qartë, sipas gazetës serbe Telegraf, vëllai i ish-lojtarit të Lazios, Sergej, kishte debatuar me një tifoz që e kishte kritikuar sepse ai pinte para ndeshjes dhe madje do e ka goditur atë.

Pronari i klubit, i intervistuar nga e njëjta gazetë, kishte një version tjetër dhe pohoi se gjithçka kishte ardhur nga një keqkuptim. Ndërkohë që nuk ka asnjë qëndrim zyrtar nga Federata Serbe e Futbollit.

Poll

MOS HUMB