Bota

Sërish 'furtunë' në marrëdhënien William-Harry

Pavarësisht se djali i dytë i monarkut britanik Harry dhe gruaja e tij Meghan nuk janë më anëtarë të familjes mbretërore, ata bënë një udhëtim treditor në ish-koloninë britanike, gjë që zemëroi princin William, shkruajnë mediat e huaja.

E.K
Sërish 'furtunë' në marrëdhënien
Princat William dhe Harry dhe Meghan

Vizita e fundit tre-ditore e çiftit Sussex në Nigeri, e cila ishte në stilin... mbretëror, ka shkaktuar një shqetësim të madh në Pallatin Buckingham. Pavarësisht se djali i dytë i monarkut britanik Harry dhe gruaja e tij Meghan nuk janë më anëtarë të familjes mbretërore, ata bënë një udhëtim treditor në ish-koloninë britanike, gjë që zemëroi princin William, shkruajnë mediat e huaja.

Duka i Sussex-it dhe Meghan, pa dy fëmijët e tyre, Archie dhe Lilybet, vizituan Nigerinë për të promovuar Lojërat Invictus, të cilat Harry i krijoi në 2014. Çifti u prit me nderime mbretërore në vend, diçka që nuk ndodh më kur ata vizitojnë atdheun e tyre. Dhe jo vetëm kaq.

Autori dhe eksperti i familjes mbretërore Tom Quinn pohoi se udhëtimi i "rebelëve të pallatit britanik" zemëroi Princin William si dhe babain e tij, mbretin Charles, për nderimet që morën nga nigerianët. Siç dihet, dy vëllezërit, Harry dhe William, nuk kanë marrëdhëniet më të mira./ZËRI

Poll

MOS HUMB