Qytetërim

Pas akuzave për përdhunim, ish-bashkëshortja largon Dani Alvez nga vajza

Së fundmi ish-bashkëshortja Dinorah Santana ka marrë masa për ta mbajtur atë larg vajzës së tyre. Sipas saj me qëllim mbrojtjen e integritetit të saj moral.

Zeri
Pas akuzave për përdhunim, ish-bashkëshortja largon Dani Alvez
Dani Alvez

BRAZIL- Të shkëlqesh në fushën e blertë, nuk do të thotë të jeshë i tillë dhe në jetën familjare jashtë saj. Kështu ka ndodhur me futbollistin Dani Alvez, i cili ndodhet në paraburgim për përdhunim.

Së fundmi ish-bashkëshortja Dinorah Santana ka marrë masa për ta mbajtur atë larg vajzës së tyre. Sipas saj me qëllim mbrojtjen e integritetit të saj moral.

Shkak për këtë është bërë urimi që Dani Alvez i ka bërë vajzës së tij në ditëlindjen e 16-të të saj. Kjo nuk i ka pëlqyer Santana-s, e cila shprehet se ai ka vdekur për të.

“Për mua ai nuk ekziston, për mua është i vdekur”, tha ajo së fundmi në një intervistë.

Daniel Alves, pavarësisht se është në burg, ka të drejtën dhe mjetet për të bërë një telefonatë me vajzën e tij, gjë që nuk zgjodhi ta bëjë. Publikimi I mesazhit në rrjetet sociale  ishte surprizë për të gjithë, pasi nuk e ka përdorur Instagramin që nga janari i këtij viti.

Ylli brazilian është ende në qendrën e vuajtjes së dënimit “Brian 2”, në paraburgim, deri në gjykimin e tij. Akuza është ajo e përdhunimit të dyshuar të një vajze 23-vjeçare, ndodhur në klubin e natës “Sutton” të Barcelonës më 30 dhjetor 2022. Nëse shpallet fajtor, ish-lojtari i Barcelonës rrezikon deri në 10 vite burg. Alvez deri më tani i ka mohuar akuzat./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB