
Shakira
SHBA- Shakira gjen të dashur të ri. Dhe nëse prisni që të jetë Luis Hamilton, siç përflitej përpara disa kohësh nga mediat rozë, e keni gabim. Bëhet fjalë për Rafael Arkaute, producentin që mban plot 18 “Latin Grammy” në raftin e tij të sukseseve. Raportohet se dyshja po shijojnë romancën dhe janë shumë të lumtur krah njëri-tjetrit.
Por Shakira dhe Arkaute nuk e kanë zyrtarizuar ende lidhjen. Kjo pritet të ndodhë në fillim të vitit që vjen. Këngëtarja i dha fund lidhjes së saj me ish-mbrojtësin e Barcelonës, Gerard Pique. Një ndarje e bujshme, mes akuzash dhe spekulimesh nga të dyja palët./ZËRI
Poll