SHBA- Hannah Gutierrez Reed, e cila kontrolli armën dhe ia dha aktorit Alec Baldwin përpara se ai të qëllonte dhe të vriste një kameramane në xhirimet e filmit "Rust" të vitit 2021, është shpallur fajtore për vrasje nga pakujdesia.
Gutierrez Reed, e cila ishte përgjegjëse për sigurinë dhe ruajtjen e armëve të zjarrit në setin e filmit, u lirua nga akuza për manipulim provash, e cila u ngrit pasi prokurorët pretenduan se ajo i transferoi një “qese të vogël kokaine” dikujt tjetër, pas një interviste policie në ditën e të shtënave më 21 tetor 2021, shkruajnë mediat e huaja.
Prokurorët thanë se Reed nuk u sigurua se arma ishte e mbushur vetëm me plumba fallco dhe plumbat e rremë në fakt dukeshin se ishin të vërtetë. Hannah Gutierrez Reed rrezikon të dënohet me tre vite burg. Aktori Alec Baldwin po përballet gjithashtu me gjyq për vrasje nga pakujdesia të Halina Hutchins.
Më 21 tetor 2021, Hannah Gutierrez ngarkoi gabimisht një revole Colt 45 me municion të vërtetë. Aktori Alec Baldwin përdori armën gjatë xhirimit të një skene në një kishë në setin pranë Santa Fe. Baldwin drejtoi armën dhe qëlloi për vdekje vetëm me një goditje kameramanen Helena Hutchins dhe plagosi regjisorin Joel Sousa. Baldwin mohon se ka tërhequr këmbëzën. Gjyqi i tij për akuzën e vrasjes nga pakujdesia është caktuar për 10 korrik./ZËRI