Qytetërim

E zbuloi ZËRI, flet eksperti IT: Alketa Vejsiu ra pre e një faqe fake, FAKTET

Eksperti i teknologjisë Besmir Semanaj shpjegon si funksionin.

f.t
E zbuloi ZËRI, flet eksperti IT: Alketa Vejsiu ra pre e një faqe fake,
Alketa Vejsiu

TIRANË- Moderatorja Alketa Vejsiu postoi në rrjete sociale një kopertinë të Forbes UK, ku pretendoi se revista që ajo drejton është zgjedhur për një projekt të rëndësishëm ku evidentohen talentet e rinj. Por pasi ZËRI konstatoi se Forbes nuk ka asnjë lidhje me të quajturën "Forbes UK", në rrjet është ngritur pyetja nëse moderatorja ka rënë pre e një mashtrimi.

Edhe eksperti i teknologjisë Besmir Semanaj pas një jkontrolli teknik të faqes rezulton se është një mashtrim. Semanaj në shkrimin e tij ka shpjeguar si funksionon faqja madje ka publikuar dhe foto si fakte.

“Shpresojmë që Alketa nuk ka paguar shumë para për publikimin e një lajmi të tillë. Pse faqja është një mashtrim: Faqja është regjistruar më 14.05.2023 (pra duket se kemi të bëjmë me një faqe disa mujore). Adresa e regjistrimit dhe kontaktet janë në Indi (+91.8368645871, [email protected]) dhe jo në emrin e kompanisë Forbes. Website ka një trafik shumë të vogël dhe nuk ka pothuajse fare vizitor. Faqja në fjalë nuk ka rrjete sociale, ndërsa dihet që Forbes i ka të verifikuara të gjitha rrjetet sociale."- shkruan Semanaj.

E zbuloi ZËRI, flet eksperti IT: Alketa Vejsiu ra pre e një faqe fake,

E zbuloi ZËRI, flet eksperti IT: Alketa Vejsiu ra pre e një faqe fake,

Më tej eksperti sqaroi se shkrimi nuk është personal për Alketën në vetvete, por është për të gjithë artistat, biznesmenët, politikanët dhe qytetarët në mënyrë që të kenë kujdes me mashtrimet online.

Poll

MOS HUMB