Qytetërim

Shqipëria nuk ia del! Besa Kokëdhima nuk e prek finalen e Eurovizion

Shqipëria nuk kualifikohet në natën finale që do të mbahet nesër në Suedi

E.K
Shqipëria nuk ia del! Besa Kokëdhima nuk e prek finalen e Eurovizion
Besa Kokedhima

SUEDI- Pavarësisht paraqitjes dinjitoze, Shqipëria nuk ia ka dalë të kalojë në finalen e “Eurovision 2024”. Këngëtarja Besa Kokëdhima dhuroi një super performancë me këngën “Titan”, por nuk ka siguruar mjaftueshëm vota, që të garonte në natën finale, të festivalit që këtë vit është duke u zhvilluar në Suedi.

Në gjysmëfinalen e dytë aktualisht dihen 16 finalistët, ku 10 vende kaluan gjysmëfinalen e dytë që ishin: Letonia, Austria, Holanda, Norvegjia, Izraeli, Greqia, Estonia, Zvicra, Gjeorgjia, Armenia.

Ndërsa 6 vendet si Franca, Italia, Anglia, Gjermani, Spanja dhe Suedia shkojnë automatikisht në finale.

Në gjysmëfinalen e parë 10 vendet që u kualifikuan ishin: Serbia, Portugalia, Sllovenia, Ukraina, Lituania, Finlanda, Qipro, Kroacia, Irlanda, Luksemburgu.

Finalja e madhe do të mbahet më 11 maj në Malmo Arena, Suedi.

Vetë Besa ende nuk ka bërë një reagim për këtë rezultat zhgënjyes, megjithëse arriti që të elektrizonte skenën me performancën dhe vokalin e saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eurovision Song Contest (@eurovision)

/ZËRI

Poll

MOS HUMB