TIRANË- Moderatorja dhe ish-deputetja e Partisë Demokratike, Ori Nebijaj, ka nxitur reagime në rrjet me postimet e saj të fundit. Postimet e saj të njëpasnjëshme, për zgjedhjet e Bashkisë së Tiranës, janë lexuar si një ironi ndaj PD-së. Ori publikoi fillimisht një foto me mbishkrimin: “Kjo puna e kandidatëve më kujton fiks atë shprehjen: “Të tjerë duam, të tjerë na duan, me të tjerë përfundojmë!”
Reagimi i saj ironzues vjen në një kohë që Partia Demokratike ende s’ka dalë me një emër për kandidatin për garën e fortë me Ogerta Manastirliun në drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Por, Nebijaj ka reaguar sërish pas komenteve të shumta që pësuan postimin e 'kandidatit'. Sipas saj, ishte një batutë që tronditi në fakt ata të cilët 'i ha miza', thekson moderatorja në postmin e saj sërish ironizues.
"Jam vërtet e “prekur” nga gjithë këto komente tek statusi për “kandidatin” !
Sa bukur që një batutë e vogël ju tronditi kaq shumë! Pa, pa, pa… sa i ha miza disave – ndoshta sepse i duan shumë!
Të diel të bukur, miq! Uroj me humor, se pa të jeta bëhet shumë e zbrazët, sidomos ata që kanë shpirtin dhe mendjen e tillë!", shkruan Ori.
Reagimet e Orit, nuk mbyllen me kaq. Teksa PD ka nisur negociatat me partitë opozitare për të dalë me një kandidat për Bashkinë e Tiranës, Nebijaj nuk ndal thumbimet. Në positmin e fundit, ajo vë në dukje mungesën e vullnetit dhe dëshirës nga ana e opozitës për të pasur një alternativë dinjitoze.
"Nëse do të kishte realisht vullnet dhe dëshirë për të fituar Bashkinë e Tiranës, me një alternativë dinjitoze për qytetin, absolutisht që propozimi për një kandidat të përbashkët të gjithë opozitës do të qëndronte lehtësisht. Konsideruar dhe rezultatin e zgjedhjeve të fundit, si fakt tashmë. Apo si njohim zgjedhjet harrova! Ish kryebashkiaku në burg dhe askush sguxon as ta mendojë te jetë ne garë për Tiranën se PS e ka siguruar ‘betin’ e saj në tavolinë pa nisur ende.", shkruan moderatorja.