Qytetërim

Shuhet në moshën 63-vjeçare legjenda gjermane e futbollit

Legjenda e Gjermanisë, Andreas Brehme, ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare

E.K
Shuhet në moshën 63-vjeçare legjenda gjermane e futbollit
Andreas Brehme

GJERMANI- Bota e futbollit humbet një tjetër legjendë, Andreas Brehme. Futbollisti gjerman dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak, duke u larguar në mënyrë të parakohshme nga jeta në moshën 63-vjeçare.

Në Kupën e Botës 1990, Andreas Brehme luajti një rol kyç në fitimin e titullit, duke u etiketuar gjerësisht edhe si heroi i Gjermanisë.

Partnerja e tij Susanne Schaefer e konfirmoi vdekjen këtë të martën (20 shkurt 2024) në emër të familjes së tij. 

Në finalen e Romës më 8 korrik 1990, Brehme shënoi golin e fitores 1-0. Me penallti në minutën e 85-të. Kundërshtari ishte Argjentina me superyllin Diego Armando Maradona (†60).  

Në karrierën e tij ka luajtur për ekipe si Bayern Munich, Inter etj.

Vdekja e Breheme vjen pak më shumë se një muaj pas vdekjes së mentorit të tij dhe ikonës gjermane Franz Beckenbauer.

Vdekja e Bekenbauer thuhet se ka prekur thellë Brehme.

I ndjeri Brehme ka lënë pas partneren e tij Susanne Schaefer dhe dy djemtë e tij të rritur nga martesa me Pilar Martinez./ZËRI 

Poll

MOS HUMB