Qytetërim

Silvinho beson fitimtarët, formacioni i Shqipërisë kundër Moldavisë

Trajneri brazilian iu ka besuar futbollistëve që arritën fitore më parë me bluzën e Kombëtares. Sfida nis në orën 18:00 në Moldavi.

D.XH
Silvinho beson fitimtarët, formacioni i Shqipërisë kundër
Shqiperia

MOLDAVI – Trajneri i Kombëtares Shqiptare Silvinho sa duket ndjek parimin se formacioni që të ka nxjerrë fitues më herët, nuk mund të të zhgënjejë.

Më pak se 2 orë përpara sfidës në Kishinau ndaj Moldavisë, është publikuar edhe formacioni zyrtar i përfaqësueses kuq e zi.

Futbollistët që kanë qenë në fushë deri tani kanë performuar mjaft mirë dhe mbi të gjitha kanë arritur të marrin rezultate fantastike.

Në portë do të jetë Etrit Berisha, që luajti një ndeshje mjaft të mirë përballë Napolit në Seria A. Është ritkhyer po ashtu edhe mbrojtësi Ardian Ismajli, që ia ka dalë të rikuperohet pas dëmtimit në sfidën ndaj Çekisë.

Në mbrojtje luajnë edhe Hysaj, Gjimshiti, Mitaj. Në mesfushë do të jenë Ramadani, Asllani dhe Bajrami. Ndërsa sulmi do përbëhet nga Asani, Seferi dhe Cikalleshi. Kuqezinjve iu mjafton vetëm 1 pikë që të kualifikohen në Europian.

Formacioni: Berisha, Mitaj, Gjimshiti, Ismajli, Hysaj, Asllani, Ramadani, Bajrami, Asani, Seferi, Cikalleshi./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB