Qytetërim

Sofia Vergara: Gjoksi im dhe trupi më hapi dyert në Hollywood

Ajo shtoi se sërish nuk i pëlqen fakti që të tjerët shikojnë vetëm hiret e saj.

D.XH
Sofia Vergara: Gjoksi im dhe trupi më hapi dyert në Hollywood
Sofia Vergara

PARIS – Sofia Vergara, në një intervistë për El Pais, është treguar e sinqertë. Ajo ka thënë se gjoksi i saj i madh dhe trupi e kanë ndihmuar që të bëjë karrierë në Hollywood.

Ajo ka kujtuar momentin kur ka qenë modele, duke u shprehur se e mban mend se pamja e saj i ka dhënë përparësi. “Gjoksi i madh dhe trupi im më kanë hapur dyert. Ishte bileta ime për në Hollywood. Karriera ime nisi që në moshën 20-vjeçare. Tashmë jam 51 vjeçe dhe jam akoma këtu”, deklaroi Vergara.

Megjithatë, Sofia Vergara shprehet se pavarësisht se beson se pamja e saj ka luajtur rol të rëndësishëm që të bëjë përpara në Hollywood, shtoi se edhe karakteri i saj e ka ndihmuar. “Patjetër që ka femra dhe më të bukura se mua dhe me gjoks më të bukur, por jam këtu, sepse unë kam treguar edhe karakter”, ka deklaruar ajo.

Sofia Vergara: Gjoksi im dhe trupi më hapi dyert në Hollywood
Sofia Vergara

Sofia Vergara theksoi se e shikon problem tek të tjerët faktin se ata shohin vetëm pamjen e saj dhe jo vlerat që ka./El PaisZËRI/

Poll

MOS HUMB