
BAZEL- Sonte zhvillohet finalja e madhe e ‘Eurovision Song Contest 2025’ në Bazel të Zvicrës. Edicioni i 69-të të festivalit më të madh të muzikës në Europë do të nis në orën 21:00 (CEST) dhe transmetohet drejtpërdrejt nga salla ‘St. Jakobshalle’. Sonte do të ngjiten në skenë përfaqësuesit e 26 shteteve, për të garuar për trofeun e madh. Vendi ynë përfaqësohet nga “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm”, e cila do të ndezë emocionet si kurrë më parë. Shqipëria performon e fundit në renditje, në vendin e 26-të, që është edhe kodi i votimit nga publiku.
Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit mund të votojnë për këngën “Zjerm” duke dërguar një SMS në numrin 54345, me kodin përkatës të këngës shqiptare. Ndërsa nga territori i Shqipërisë nuk është e mundur të votohet. Votimi mund të bëhet përmes telefonit, SMS, ose online me pagesë në faqen zyrtare: esc.vote.
Media ndërkombëtare “CNN” e ka renditur “Zjerm” si këngën më të mirë në Eurovision mes 26 finalistëve të tjerë. “Zjerm”, u kualifikua në finale pas një performance spektakolare në gjysmëfinalen e parë në Bazel.
Renditja e shteteve në natën finale:
Norvegji
Luksemburg
Estoni
Izrael
Lituani
Spanjë
Ukrainë
Britani e Madhe
Austri
Islandë
Letoni
Holandë
Finlandë
Itali
Poloni
Gjermani
Greqi
Armeni
Zvicër
Maltë
Portugali
Danimarkë
Suedi
Francë
San Marino
Shqipëri
/ZËRI