Numërimi mbrapsht po shkon drejt fundit. Kupa e Botës 2026 nis sonte dhe me të fillon festa më e madhe e futbollit. Ky edicion i Kupës së Botës pritet të jetë ndër më të bukurit dhe më të veçantët që është zhvilluar ndër vite. Një Botëror që do të sjellë më shumë ekipe e më shumë ndeshje, dhe që premton më shumë spektakël se kurrë më parë.
Sipas prestigjozës The Sun, kjo mund të jetë Kupa e Botës më e mirë ndonjëherë për disa arsye.
Shpresa dhe ëndrra, kënaqësi dhe dëshpërim, pa dyshim disa lot gjatë rrugës. Gjithçka përmblidhet në një ndeshje, një shans, një moment për të shkruar një kapitull që nuk do të harrohet kurrë.
Kjo do të jetë një Kupë Bote me përmasa vërtet epike. Një rekord prej 104 ndeshjesh, të luajtura në 16 qytete në tre vende. Asgjë e ngjashme nuk është provuar më parë. Dhe të gjithë mund ta kuptojmë pse.
Kur SHBA-së, Kanadasë dhe Meksikës iu dha turneu në vitin 2018, reagimi ishte një entuziazëm i jashtëzakonshëm.
Jo tani, jo me sfondin që i ka parë shumë tifozë të thonë thjesht "mjaft më" dhe të refuzojnë mundësinë për të udhëtuar përtej Atlantikut.
Por, pavarësisht të gjithave, pavarësisht situatës në Iran dhe ndalimeve të udhëtimit që prekin një gjyqtar, pavarësisht biletave të rreme, hoteleve, fluturimeve, faturave të restoranteve dhe madje edhe kostove të transportit lokal, ky mund të jetë ende një festë 39-ditore e sportit më të madh në botë.
Një muaj futboll, në të gjitha orët e pasdites, mbrëmjes dhe natës, me jo më pak se 13 orare të ndryshme fillimi.
Në fushë pritet të zbresin kombëtaret më të forta të botës si Spanja, Franca, Gjermania, Portugalia, Franca, Brazili dhe Argjentina, duke rritur pritshmëritë për duele të mëdha dhe momente vendimtare.
Një shans i fundit për të parë Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon në skenën më të madhe, ndoshta duke luajtur kundër njëri-tjetrit në një ndeshje ndërkombëtare konkurruese për herë të parë, në një përballje të mundshme në tetë të fundit në Kansas City.
Kupa e Botës 2026, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada, shënon herën e parë që tri vende e organizojnë së bashku kampionatin që mbahet çdo katër vjet.
Ky do të jetë Botërori më i madh deri më tani sa i përket numrit të pjesëmarrësve.