Qytetërim

Studimi: Pini tre filxhanë kafe në ditë!

Për të arritur këto përfundime, studiuesit analizuan të dhënat nga Biobank në Mbretërinë e Bashkuar, një studim i madh me mbi 500,000 pjesëmarrës të moshës midis 37 dhe 73 vjeç.

k.m.
Studimi: Pini tre filxhanë kafe në ditë!
Foto ilustruese

TIRANË- Për vite me radhë, kafeja është parë si "diçka e keqe", veçanërisht kur bëhet fjalë për shëndetin e zemrës. Megjithatë, ne po mësojmë gjithnjë e më shumë se kjo pije mund të ketë një efekt mbrojtës kundër diabetit të tipit 2, sëmundjeve koronare të zemrës, goditjeve në tru dhe një sërë sëmundjesh të tjera kardiometabolike.

Në një studim të ri, të botuar në "Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism", shkencëtarët nga Universiteti Soochow në Kinë zbuluan se konsumi i moderuar i kafesë dhe kafeinës - domethënë rreth tre filxhanë kafe në ditë - lidhej me një rrezik 48.1 për qind më të ulët për të pasur dy ose më shumë sëmundje kardiometabolike, krahasuar me ata që pinin më pak se një filxhan në ditë.

Për të arritur këto përfundime, studiuesit analizuan të dhënat nga Biobank në Mbretërinë e Bashkuar, një studim i madh me mbi 500,000 pjesëmarrës të moshës midis 37 dhe 73 vjeç. Pasi përjashtuan ata me të dhëna të paqarta në lidhje me konsumin e kafeinës, mbetën me afërsisht 350,000 individë.

"Gjetjet theksojnë se promovimi i sasive të moderuara të marrjes së kafesë ose kafeinës si një zakon dietik për njerëzit e shëndetshëm mund të ketë përfitime,"-tha Chaofu Ke, një studiues në Departamentin e Epidemiologjisë dhe Biostatistikës në Kolegjin Mjekësor Suzhou.

Për shembull, studimet e mëparshme kanë lidhur konsumimin e kafesë me përmirësimin e performancës atletike dhe mendore, si dhe një mikrobiomë më të larmishme të zorrëve. Sigurisht, ka disa njerëz që duhet të kufizojnë konsumin e kafeinës, për shembull, shtatzënat dhe ata me sëmundje paraekzistuese të zemrës. Po ashtu, nëse shtoni shumë sheqer dhe krem, me siguri nuk do i ndjeni këto efekte të dobishme.

Për të përfituar sa më shumë, është e rëndësishme të pini vetëm katër filxhanë në ditë dhe qëndroni tek porosia e zakonshme: kafe e zeze me pak qumësht!/ZËRI

Poll

MOS HUMB