Qytetërim

“Super ftesë!”, Ylli Limani zbulon se Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji do të mbajnë një dasmë të dytë

Çifti u martua pak ditë më parë në një ceremoni private, por duket se dasma e dytë do të festohet së bashku me emra të njohur të showbizi-t shqiptar.

I.F
“Super ftesë!”, Ylli Limani zbulon se Dafina Zeqiri dhe
Ftesa e Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji

PRISHTINË- Festa nuk mbaron këtu! Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji do të organizojnë sërish një dasmë të dytë. Lajmi është bërë i ditur nga këngëtari Ylli Limani, i cili nëpërmjet një postimi në Instagram ka postuar ftesën e dasmës që çifti i dërgoi.

“Super ftesë, ju tashmë e dini se unë zbuloj gjithçka”, ka shkruar Limani në Instagramin e tij.


Ftesa është shumë e veçantë ku përmes një videoje shfaqet Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji dhe e ftojnë atë në dasëm. Po ashtu zbulohet se dasma do të mbahet më 26 tetor 2024.

Çifti u martua pak ditë më parë në një ceremoni private, por duket se dasma e dytë do të festohet së bashku me emra të njohur të showbizi-t shqiptar. /ZËRI

Poll

MOS HUMB