Qytetërim

Surprizë për Heidin, konkurentja e Grande Fratello vjen sot në Tiranë

Kjo është surpriza e dytë që i bëhet Heidit, pas takimit me të vëllanë

E.K
Surprizë për Heidin, konkurentja e Grande Fratello vjen sot në
Heidi dhe Beatrice

TIRANË- Kur janë mbushur pothuajse 100 ditë nga nisja e Big Brother në Shqipëri, për Heidin është menduar një surprizë mjaft e këndshme. Në Tiranë, për ta surprizuar atë ka ardhur aktorja e njohur italiane Beatrice Luzzi.

Kjo e fundit u rendit e dyta në spektaklin e zhvilluar në Itali, ku për më shumë se një muaj ishte konkurente dhe Heidi. Ajo e la garën për shkak se ia kërkoi babai i saj, edhe pse ishte një nga konkurentet e preferuara nga publiku.

Sa i përket Luzzit ajo ka mbërritur prej ditës së djeshme në Tiranë, dhe sot në mbrëmje pritet që të shprehë mbështetjen e saj për Heidin, e cila projektohet dhe si një finaliste e mundshme e BBVA.

Vetë Beatrice, përmes një videoje në Instagram, ka paralajmëruar fansat për një surprizë që do të ndodhë sonte, dhe ne tashmë e dimë se për çfarë bëhet fjalë…/ZËRI

Poll

MOS HUMB