Qytetërim

“Të erdhi inat që s’more 100 mijë euro”/ Jul Deda u përgjigjet ndjekësve: Gjithkujt i duhen aq para...

Kështu që i është përgjigjur si fansave të Eglës, ashtu edhe atyre të aktorit Romeo Veshaj, se më e rëndësishme për të është dashamirësia e njerëzve, sesa paratë.

k.m.
“Të erdhi inat që s’more 100 mijë euro”/ Jul
Jul Deda

TIRANË- Aktori i humorit Jul Deda i ka kthyer përgjigje të gjithë kritikëve që i shkruajnë në rrjetet e tij sociale. Me anë të një postimi të bërë në "Instastory", Deda tregon se pyetja më e shpeshtë që i bëhet është: Të erdhi inat që nuk more 100 mijë eurot? Finalisti i "Big Brother Vip 3", i cili ishte përballë aktores Egla Ceno për çmimin e madh, nuk arriti të fitonte. Kështu që i është përgjigjur si fansave të Eglës, ashtu edhe atyre të aktorit Romeo Veshaj, se më e rëndësishme për të është dashamirësia e njerëzve, sesa paratë.

"Përshëndetje të gjithë fansave me profile falso të E dhe R, që më shkruani në inbox, duke dashur të më intimidoni me fjalinë e famshme "të erdhi inat që nuk more 100 mijë euro". Si fillim, unë e kam thënë edhe brenda shtëpisë, se më i rëndësishëm për mua ishte prezantimi para publikut në modulin BIO. Kam thënë gjithashtu që më intereson më shumë fitorja sesa lekët në vetëvetë. Gjithkujt i duhen 100 mijë euro, por jo gjithkush e kupton sesa e rëndësishme është dashamirësia e njerëzve që vërtetë nuk të mbush xhepat, por shpirtin, zemrën dhe mendjen ti mbushin plotë. Por, për merakun tuaj, sapo ti bëj 100 mijë euro, do iu lajmrëoj që të flini rehat ju bashkë me E dhe R,"-shkruan Juli. 

POSTIMI I PLOTË:

“Të erdhi inat që s’more 100 mijë euro”/ Jul

Poll

MOS HUMB