
KOSOVË- Kur të gjithë prisnin dasmën e saj, Dafina Zeqiri duket se i ka dhënë fund lidhjes me biznesmenin Kreshnik Gjergji. Pas një viti të suksesshëm në muzikë dhe me projekte të rëndësishme, këngëtarja ka zgjedhur të heqë të gjithë personat që ndjek nga Instagrami i saj, përfshirë dhe të dashurin, me të cilin zyrtarizoi lidhjen pak muaj më parë.
Tashmë, në listën e personave që ajo ndjek është vetëm mamaja e saj, presidentja Vjosa Osmani dhe studio muzikore. Nuk dihet nëse heqja e Kreshnikut, por edhe fshirja e fotove me të do të thotë që çifti i ka dhënë fund lidhjes.
Vitin e kaluar Dafina u nda me DJ Geek, dhe në një kohë të shkurtër u lidh me Gjergjin, për të cilin kishte deklaruar fillimisht se ishte kushëriri i saj.
Kreshniku ishte krah Dafinës si në koncerte ashtu edhe në të përditshmen e saj. Menjëherë fansat kanë ngritur pikëpyetje nëse çifti i ka dhënë fund kësaj lidhjeje, apo largimi nga “Instagram”-i i Kreshnikut është vetëm për efekt marketingu./ZËRI