
KOSOVË – Reperi i njohur nga Kosova, Getinjo, përmes një postimi në Instagram ka komentuar një debat mes dy banorëve të Big Brother Vip Kosova, saktësisht mes Edona James dhe Ilirjanës. Reperi ka shpërthyer në kritika ndaj Edonës, duke e quajtur atë si pasqyrë të tmerrshme të një njeriu në fjalorin që përdor.

Por, duket se postimi i Getinjos nuk u prit mirë nga një prej mbështetësve të banores. “Fshiji ato video. Të hamë për së gjalli, si Edona që po ha banorët atje”, shkruan fansi.
Pas këtij komenti të fansit, Getinjo ka ironizuar, duke kërkuar ndihmë nga Policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës. Dua ndihmë sepse jam duke u ngacmuar në organin gjenital nga disa persona. Ju lutemi, përcilleni këtë rast”, shkruan reperi Getinjo./ZËRI/