Qytetërim

Toni Kroos me ankesa 'politike': Emigracioni në Gjermani, 'shumë i pakontrolluar'

Ylli i Gjermanisë dhe Real Madridit, i cili u kthye në vendin e tij për Kampionatin Europrian, u shpreh se ka dalë në përfundimin se Gjermania nuk e ka menaxhuar dot emigracionin masiv.

k.m.
Toni Kroos me ankesa 'politike': Emigracioni në Gjermani,
Toni Kroos

GJERMANI- Ish-futbollisti i Kombëtares Gjermane të Futbollit, Toni Kroos tha se beson se fluksi i emigrantëve në Gjermani ka dalë jashtë kontrollit dhe se vendi ka ndryshuar shumë nga 10 vite më parë kur ai jetonte ende në Munich. Ylli i Gjermanisë dhe Real Madridit, i cili u kthye në vendin e tij për Kampionatin Europrian, u shpreh se ka dalë në përfundimin se Gjermania nuk e ka menaxhuar dot emigracionin masiv.

Në një intervistë të regjistruar për podcastin "Lanz & Precht" përpara se vendi i tij të humbiste ndaj Spanjës. Ndaj shoi se do të qëndronte në Spanjë pasi të tërhiqej nga Real Madridi, pjesërisht sepse ai nuk ndiente se vendi i tij ishte i sigurtë për të bijën.

"Unë mendoj se Gjermania është një vend i mrekullueshëm dhe jam i lumtur që jam këtu, por nuk është i njëjti vend që ishte 10 vjet më parë kur u larguam. Kur vajza ime 7 vjeçe të rritet, do preferoja që ajo të dilte në një qytet spanjoll në orën 23:00 sesa në një qytet gjerman. Kjo është një ndjenjë që nuk e kam pasur 10 vite më parë,"-tha mesfushori. 

Gjermania është ndarë në këtë temë që nga vendimi i Angela Merkel për të lejuar një milion refugjatë të hyjnë në Gjermani në vitin 2015.  Koalicioni "semafor" i Olaf Scholz miratoi reformat që lejojnë shtetësinë e dyfishtë./ZËRI

Poll

MOS HUMB