silvio dumani
ELBASAN- Një lajm tragjik vjen nga ekipet e moshave të klubit të Elbasanit, ku ka ndërruar jetë futbollisti Silvio Dumani.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, klubi i Elbasanit i shpreh ngushëllimet familjes së 15-vjeçarit, ndërsa shkaqet e ndarjes së parakohshme nga jeta nuk bëhen me dije.
“Me dhimbje të madhe njoftojmë ndarjen nga jeta të lojtarit tonë të akademisë, Silvio Dumani.
AF Elbasani shpreh ngushëllimet më të thella për familjen Dumani.
Pusho në paqe, kampion!”, shkruan klubi i Elbasanit në postimin e tij duke publikuar lajmin e hidhur.
Poll