Qytetërim

Trajneri kroat i zhgënjyer pas barazimit me Shqipërinë: U tërhoqëm! Goli i dytë s'duhej lejuar

Teksa analizoi lojën ai tha se në pjesën e dytë lojtarët kroatë u dhanë shumë shanse kuqezinjve, duke çuar dhe në barazim.

E.K
Trajneri kroat i zhgënjyer pas barazimit me Shqipërinë: U
Zlatko Dalic

GJERMANI- Trajneri i Kombëtares kroate të futbollit, Zlatko Dalic nuk e ka fshehur zhgënjimin për barazimin me Shqipërinë në minutat e fundit, aty ku dukej se fati i kuqezinjve ishte vulosur. Në një prononcim për mediat, ai tha se skuadra e tij në pjesën e parë të lojës ishte keq në fushë, por që e mori vetëm në pjesën e dytë, por që sërish asgjë nuk mjaftoi. Teksa analizoi lojën ai tha se në pjesën e dytë lojtarët kroatë u dhanë shumë shanse kuqezinjve, duke çuar dhe në barazim.

Zlatko Dalic: Nuk është e lehtë, një ndeshje shumë e vështirë, pjesë të ndryshme. Në pjesën e dytë ne bëmë maksimumin për të kaluar në avantazh, më pas pësuam një gol në kohën e fundit. Gjithçka është ende në duart tona. Pjesa e dytë është inkurajuese, në të parën gjysma ishim keq, nuk arritëm asgjë.  Sigurisht që goli i dytë në fund mund të ishte penguar. I mbajtëm lart, nuk kalonin dot qendrën, mbajtëm presion të lartë. Por në pesë minutat e fundit gjithçka u kthye. U tërhoqëm dhe u dhamë situata. Është e vështirë të pranosh gol në minutën e fundit, por kur shikon pjesën e parë./ZËRI

Poll

MOS HUMB