Qytetërim

"Trëndafil në kohë lufte"! Bes Kallaku "gdhend" në dorë emrin ‘Ejona’: Do të të dua përgjithmonë...

Në një InstaStory, aktori publikoi një foto ku tregonte tatuazhin e ri që mban emrin "Ejona", një datë dhe dedikim.

zh.ll
"Trëndafil në kohë lufte"! Bes Kallaku
bes kallaku-postimi

TIRANË- Aktori i njohur, Besart Kallaku, ka surprizuar fansat me tatuazhin e ri dhe ka ndezur thashethemet për nje partnere të re, të mundshme në jetën e tij. Në një InstaStory, aktori publikoi një foto ku tregonte tatuazhin e ri që mban emrin "Ejona", një datë dhe dedikim.

“Ejona 25.12.2025 -Trëndafil në kohë lufte”, shkruhet në dorën e aktorit.

"Trëndafil në kohë lufte"! Bes Kallaku

Në foto, për më tepër, bie në sy edhe dora e një vajze dhe një këngë dashuri në sfond "Do të të dua përgjithmonë", që ka ndezur edhe më shumë aludimet. 

Megjithatë, aktori nuk ka zbuluar detaje, duke mos shtuar asnjë koment më shumë. "Ejona" mbetet një mister...Mos vallë aktori na 'prezantoi' me të dashurën e tij? E në fakt, kjo mbetet për t'u zbuluar në vijim, nëse edhe vetë Kallaku do të vendosë një ditë ta zbulojë.../ZËRI

Poll

MOS HUMB