Qytetërim

"Tronditet Hollywood", Portman dhe Millepi divorcohen pas 11 vitesh martesë

Portman dhe Millepied, 46 vjeç, jetojnë në Francë dhe kanë dy fëmijë së bashku, djalin 12-vjeçar, Aleph, dhe vajzën 7-vjeçare, Amalia. 

a.l
"Tronditet Hollywood", Portman dhe Millepi divorcohen pas 11 vitesh
Benjamin Millepied dhe Natalie Porman

SHBA-  Aktorja fituese e çmimit Oscar Natalie Portman dhe Benjamin Millepied, një balerin dhe koreograf francez janw divorcuar zyrtarisht. Ylli i "May December", paraqiti kërkesën për divorc në korrik në Francë dhe u finalizua muajin e kaluar, duke i dhënë fund 11 viteve të martesës së tyre. 

Portman dhe Millepied, 46 vjeç, jetojnë në Francë dhe kanë dy fëmijë së bashku, djalin 12-vjeçar, Aleph, dhe vajzën 7-vjeçare, Amalia, shkruajnë mediat e huaja.

Dyshja u takuan në xhirimet e filmit të vitit 2010 "Black Swan", për të cilin ajo fitoi çmimin Oscar për aktoren më të mirë. Ata u martuan në një ceremoni hebreje në një shtëpi private pranë Big Sur, Kaliforni, në gusht 2012. 

Ndarja vjen pas spekulimeve në maj 2023 se Millepied kishte një lidhje jashtëmartesore. Portman ka pasur një vit të ngarkuar dhe është nominuar për Golden Globe për aktoren më të mirë në një film, komedi ose muzikal për rolin e saj në "May December", ku luajnë Julianne Moore dhe Charles Melton.

Ajo gjithashtu do të luajë në filmin e grabitjes së Guy Ritchie "Fontain of Youth" dhe do të luajë dhe prodhojë një seri të kufizuar të Apple TV+, "Zonja në liqen", një adaptim serial i librit nga Laura Lippman. /ZËRI

Poll

MOS HUMB