Qytetërim

Trump po shet edhe ora, nxjerr në treg serinë me firmën e tij!

Nëpërmjet platformës së tij sociale, Trump lajmëroi se ka hedhur në treg “Trump watches”, vetëm 40 ditë para zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit.

M.M
Trump po shet edhe ora, nxjerr në treg serinë me firmën e tij!
Donald Trump

SHBA- Edhe pse po kandidon për postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump nuk heq dorë nga sipërmarrja. Gazeta britanike Daily Mail shkruan se, pas Biblave, atleteve dhe monedhave që hodhi në treg, miliarderi amerikan po promovon një linjë të re të orëve të dorës. Ai po përdor gruan e tij, Melania Trump për të promovuar orët që mbajnë firmën e tij.

Nëpërmjet platformës së tij sociale, Trump lajmëroi se ka hedhur në treg “Trump watches”, vetëm 40 ditë para zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit. Orët e Trump kushtojnë 499 dollarë secila, megjithëse seria përfshin gjithashtu një orë prej ari dhe diamanti me vlerë 100,000 dollarë.

“Ka shumë diamante, unë e dua arin dhe dua diamantet, si të gjithë ne”, tha Trump.

Trump po shet edhe ora, nxjerr në treg serinë me firmën e tij!
Ore nga seria e Trump

Artikujt e tij janë në dispozicion në ngjyra të ndryshme dhe lëshohen në numër të kufizuar, vetëm 147 copë. Miliarderi amerikan i cilësuar si “një mendje biznesi”, po shfrytëzon çdo mënyrë për të mbushur xhepat e tij përpara zgjedhjeve. Botimi britanik raportoi se ai ka nxjerrë, ndër të tjera, një linjë atletesh, dy libra përmes një shtëpie botuese të bashkëthemeluar nga djali i Donald Trump Jr dhe kopje të Biblës që së pari ka marrë miratimin e tij.

Pak ditë më parë, ai kishte hedhur në treg monedhat e argjendta përkujtimore për të nxitur fushatën e tij zgjedhore./ ZËRI

Poll

MOS HUMB