ARGJENTINË- Trajneri i kampionëve të Botës dhe të Amerikës Latine, Lionel Skaloni, nuk i bishtnoi zgjedhjes mes Mesit dhe Maradonës, por me një lakadredhë të lehtë i dha përgjigje një pyejteje që shumëkush në Argjentinë nuk parapëlqen t'i japë përgjigjë.
Mesi, apo Maradona?
Fjalën e Skalonit pak orë më parë ishin refuzuese për të krahasuar dy 10-shat më të mëdhenj në histori, edhe pse në fund zgjedhja e tij ra mbi sulmuesin e Inter Majemit, i cili e ndihmoi të fitonte Botërorin në Katar.
“Zgjedh Leon sepse e kam parë dhe e di se si është. Për mendimin tim nuk ka kuptim t’i krahasosh, sepse duhet t’i shijosh. Jam i bindur që të dy mund të kenë qenë lojtarë në vitet ’70, ’80, ’90 dhe madje edhe tani, sepse një lojtar i mirë është gjithmonë një lojtar i mirë”, tha ish-mbrojtësi i kombëtares.