
TIRANË- Moderatori dhe gazetari i njohur Alban Dudushi po kalon një periudhë të vështirë shëndetësore.
Revista Class raporton se Dudushi ka përjetuar një problem shëndetësor mbrëmjen e të hënës, menjëherë pas përfundimit të emisionit të tij në RTSH.
Situata kërkoi ndërhyrjen e menjëhershme mjekësore dhe ai është dërguar me ambulancë në spital, ku ka marrë kujdesin e nevojshëm nga specialistët.
Fatmirësisht, sipas informacioneve, nuk bëhet fjalë për ndonjë problem serioz.
Albani ka qenë i shtruar në spital dhe, për shkak të gjendjes së tij, ka anuluar edhe transmetimin e emisionit të martën dhe të mërkurën.
Deri më tani, ai vetë nuk ka bërë asnjë reagim publik në lidhje me këtë situate, dhe as partnerja e tij Bieta Sulo.