Qytetërim

UEFA kërkon kohë, sfida Izrael-Kosovë mund të shtyhet

Situata në shtetin izraelit është shumë e vështirë, ndërsa vendi është në luftë pas sulmeve të ardhura nga Gaza nga organizata Hamas nga mëngjesi i së shtunës.

k.m.
UEFA kërkon kohë, sfida Izrael-Kosovë mund të shtyhet
Foto ilustruese

PRISHTINË- UEFA do të presë edhe disa ditë përpara se të vendosë nëse duhet që ta shtyjë ose jo takimin Kosovë-Izrael të caktuar për t'u luajtur më 15 tetor në stadiumin "Fadil Vokrri" të Prishtinës. Situata në shtetin izraelit është shumë e vështirë, ndërsa vendi është në luftë pas sulmeve të ardhura nga Gaza nga organizata Hamas nga mëngjesi i së shtunës.

Kombëtarja e Izraelit ndodhet në një Grupin I bashkë me "Dardanët". Në një njoftim në mbrëmjen e së dielës, UEFA informoi se për shkak të situatës në Izrael, vendosi të shtyjë të gjitha ndeshjet e përcaktuara të zhvillohen në këtë vend në javët e ardhshme.

“UEFA rezervon edhe disa ditë për të vlerësuar nëse ndeshja Kosovë – Izrael mund të zhvillohet më 15 tetor apo duhet të shtyhet.UEFA do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën dhe do të qëndrojë në kontakt me të gjitha ekipet e përfshira përpara se të marrë vendime për data të reja dhe ndryshime të mudnshme për sfidat e ardhshme", thueht në njoftimine institucionit europian të futbollit.

Kosova aktualisht është e pesta në Grupin I me 4 pikë, ndërsa, Izraeli dy pozicione më sipër me 11 pikë./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB