
TIRANË- Këngëtarja nga Kosova, Vesa Smolica ishte banorja e radhës që u eliminua nga shtëpia e "Big Brother Vip", për shkak të nominimit të Heidit. Në një intervistë në "Fan Club", ish-banorja ka komentuar dinamikat në shtëpi, lojën dhe më së shumti raportin e saj me Romeon dhe të këtij të fundit me Heidin. Sipas Vesës, kjo e fundit është duke manipuluar ndjenjat e aktorit për t'u faktorizuar dhe për të marrë vëmendjen e publikut. Sa i takon raportit të saj me Romeon, Vesa shprehet se ka bashkëpunuar me të në shumë situata dhe e ka mbështetur.
Pjesë nga deklarata:
Vesa: Heidi po luan me ndjenjat e të tjerëve dhe i prek në pika të dobëta. Mendoj që kanë patur një flirt por jo diçka më të thellë. Më shumë Heidit i intereson loja. Janë disa tipa që ndahen: karrierista dhe ata që ndjekin ndjenjat dhe në këtë rast Heidi është më shumë karrieriste. Ka zgjedhur karrierën para ndjenjave. Në fillim nuk e kam menduar këtë gjë e kam mbrojtur me mish dhe me shpirt se të dy kanë ndjenja të forta me njëri-tjetrin
Ronaldo: A je karrieriste ti?
Vesa: Jam, përderisa nuk kam krijuar lidhje brenda shtëpisë. Dukem që nuk jam karrieriste, nëse s'do isha, do kuptohej që do krijoja një romancë dhe do kisha lënduar e kisha bërë të njejtën lojë si Heidi.
Ronaldo: S'e kuptoj pse duhet të jenë gjithmonë në këtë lupën e zezë lidhjen në shtëpi? Dmth ty t'u dhanë 60 ditë ose më shumë brenda shtëpisë së "Big Brother Vip", ku personalisht mendoj që duhen edhe banorë të tillë si ty, por duhet edhe të luajnë. Jo kur ju vjen veza në dorë dhe siç thotë shprehja popullore, të reagojnë për atë që e konsiderojnë shok, fjalët që the aty brenda: "Imagjino të fitojë Romeo".
Vesa: Unë kam bërë shumë veprime të mira ndaj Romeos. I kam shërbyer për mirë. Ndoshta ndonjëherë kam shkelur mbi veten për të. Kam bashkëpunuar me të, duke filluar nga kazerma, te zinxhiri e tek shumë pjesë të tjera. I kam qëndruar afër.
Mes Ledjonës, Eglës, Roza, Vesa ishte banorja që u eiliminua spektaklin e mbrëmjes së djeshme nga shtëpia më e famshme./ZËRI