
TIRANË- Pas spektaklit të mbrëmjes së djeshme, kozmetologu Gazmend Ujkashi është kthyer në një parashikues. Ai ka vendosur që t'i lexojë dorën moderatores Roza Lati, të cilës i ka zbuluar edhe një "sekret". Për herë të parë, Roza zbuloi se më parë ka pasur një motër, e cila ndërroi jetë sapo mbushi 40 ditë. Madje shtoi se valë saj është sot në jetë.
PJESË NGA BISEDA:
View this post on Instagram
Gazi: Je fëmijë i vetëm por ke vëlla. S'është me të njëjtën bazë. Ka qenë edhe një fëmijë tjetër, por e ka jetën e shkurtër.
Roza: Po motra ime, para se të lindja unë ka lindur një vajzë mami. 40-ditëshe ka ndërruar jetë. Po të jetonte ajo nuk do ekzistoja. Tila ia kishte vënë emrin, Tila Lati. Po të jetonte ajo, unë nuk do jetoja. Po të jetonte ajo, unë nuk do të ekzistoja. Mami nuk e ka treguar ndonjëherë këtë histori. Ka qenë tip epidemie, vitet 1987-1988. Nga temperatura e lartë ndërroi jetë, papritur.
Megjithatë, edhe pse i zbuloi një detaj nga jeta e saj, banorët e tjerë ishin skeptikë për parashikimin e Gazit./ZËRI