Qytetërim

Upss! Pak ditë pasi e prezantoi me fëmijët, Tom Cruise ndahet nga e dashura ruse

Ylli i “Mission Impossible”, 61 vjeç dhe 36-vjeçarja, e cila është ish-bashkëshortja e oligarkut Dimitry Tsvetkov, besohet se janë takuar për herë të parë dhjetorin e kaluar në një festë në Mayfair.

a.l
Upss! Pak ditë pasi e prezantoi me fëmijët, Tom Cruise ndahet nga
Tom Cruise

SHBA- Vetëm pak ditë pasi e prezantoi me fëmijët e saj, mediat ndërkombëtare raportojnë se Tom Cruise i ka dhënë fund romancës disa muajshe me të dashurën e tij ruse, Elsina Khayrova.

Ylli i “Mission Impossible”, 61 vjeç dhe 36-vjeçarja, e cila është ish-bashkëshortja e oligarkut Dimitry Tsvetkov, besohet se janë takuar për herë të parë dhjetorin e kaluar në një festë në Mayfair.

Ata e bënë lidhjen publike në shkurt teksa morën pjesë në një darkë gala në mbështetje të Bamirësisë së Ambulancës Ajrore të Londrës, megjithëse mbërritën veçmas.

Siç raportojnë mediat e huaja, dyshja janë ndarë në paqe dhe madje thuhet se do të vazhdojnë të ndajnë të njejtin apartament në Londër. 

Raportet për ndarjen e tyre vijnë menjëherë pasi Cruise takoi djalin dhe vajzën e Khayrova, nga martesa e saj e mëparshme me Tsvetkov. Ylli i “Top Gun” ka gjithashtu tre fëmijë nga martesat e mëparshme. Vajza Isabella dhe djalin Connor në 1992 dhe 1995, respektivisht, me ish-bashkëshorten e tij, Nicole Kidman. Përveç kësaj, ai ka një vajzë të quajtur Suri, 17 vjeç, nga martesa e tij e kaluar me Katie Holmes./ Zëri.ai

Poll

MOS HUMB