SPANJË – Myrto Uzuni nuk e ka nisur si titullar ndeshjen ndaj Almerias në fushë kundërshtare, pasi ishte dëmtuar në sfidën e mëparshme.
Edhe dëmtimi nuk e ka penguar sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë që të shënojë një gol të bukur përballë Almerias.

Uzuni shënoi golin e barazimit 3:3, duke i dhuruar pikë të çmuar ekipit të tij, Grenadës. Lojtari i përfaqësueses u fut në lojë në minutën e 73 të takimit dhe në të 86-tën minutë realizoi golin.
Ky ishte goli i tretë i Uzunit në La Liga. Futbollisti kuq e zi ka pasur dëmtime këtë periudhë, por forma e mirë e kohëve të fundit lë të kuptosh se e ka kaluar më të keqen dhe se është gati për sfidat e Kombëtares.
VIDEO E GOLIT TE UZUNIT /Zëri.ai/