
Vajza e Brad Pitt, Shiloh punësoi dhe pagoi vetë për avokatin e saj kur ajo bëri kërkesë për të hequr mbiemrin Pitt në ditëlindjen e saj të 18-të. Burime brenda familjes konfirmojnë se Shiloh, e cila më 27 maj mbushi 18 vjeç, ishte ajo që vendosi të ndryshojë mbiemrin, shkruajnë mediat e huaja.
“Shiloh punësoi avokatin e saj dhe e pagoi vetë, kështu që Angelina nuk e dinte dhe nuk mund të fliste për të”.
Dokumentet për të ndryshuar emrin e Shiloh u dorëzuan të hënën, kur ajo mbushi 18 vjeç, hera e parë që ajo mundi të bënte gjëra vetë dhe në mënyrë të pavarur. Zbulimi se Shiloh pagoi vetë, lë të kuptohet se grindja mes ish-çiftit po vazhdon ende. Muajin e kaluar pati raportime se Shiloh po planifikonte të jetonte me babanë e saj. Në fakt, Pitt ishte “optimist” se do të pajtohej me të tani që është rritur.
Brad Pitt është i shkatërruar
Brad Pitt është shkatërruar, pas vendimit të vajzës së saj të madhe, Shiloh, për të refuzuar mbiemrin e tij dhe për të mbajtur atë të nënës së saj, Angelina Jolie. Tri vajzat e tyre, Vivienne, Zahara dhe Shiloh kanë vendosur të përdorin vetëm mbiemrin e nënës së tyre, duke treguar kështu se nuk duan të kenë lidhje me aktorin.
Megjithatë, ajo që e lëndoi më shumë është vendimi i Shiloh. Sipas një raporti të DailyMail, Pitt është lënduar që vajza e tij zgjodhi të quhej vetëm 'Jolie' në ditëlindjen e saj të 18-të.
“Tani që Shiloh është 18 vjeç dhe mund të vendosë vetë se si do të zhvillohet marrëdhënia e saj me të atin, ajo ka zgjedhur ta bëjë këtë lëvizjen e saj të parë si e rritur”, thotë një burim pranë aktorit.
Ai vazhdoi duke thënë se ylli humbet kështu shpresën e vetme që kishte për të riparuar marrëdhënien e tij me vajzën e tij biologjike. Miq dhe njerëz nga ambienti i aktorit që kanë folur herë pas here për marrëdhënien e tij me fëmijët, kanë raportuar se ai është përpjekur shumë herë të ribashkohet me ta, por pa asnjë rezultat.
Dy muaj më parë, aktori tërhoqi kërkesën për të kërkuar kujdestarinë e gjashtë fëmijëve që kishte me ish-bashkëshorten. Një burim i cituar nga agjencia e lajmeve tha se çifti, të cilët kanë qenë në një mosmarrëveshje ligjore që nga viti 2016, thuhet se do të arrijnë një zgjidhje gjatë verës. Edhe pse Pitt fillimisht kërkoi të siguronte gjysmën e kujdestarisë së fëmijëve të tij, ai planifikon të tërhiqet, duke ia lënë kujdestarinë e plotë aktores. Nëse kjo ndodh, ai do të ketë të drejtën e vizitës./ZËRI