
SHBA- Marrëdhënia e Brad Pitt me fëmijët që pati me Angelina Jolie sa vjen e përkeqësohet. Pas Zahara dhe Shiloh, që përdorin vetëm mbiemrin e nënës së tyre, dhe Vivienne 15-vjeçare hoqi dorë nga mbiemri "Pitt". Sipas "OK Magazine", adoleshentja është listuar si Vivienne Jolie në kastin për "The Outsiders".
Disa muaj më parë, motra e saj, Zahara, u prezantua me zë të lartë si Zahara Marley Jolie në një event në Spelman College. Por edhe Shiloh tani përdor vetëm mbiemrin e nënës së saj në rrjetet sociale.
Ish-truproja e familjes, Tony Webb, la të kuptohet se aktorja 48-vjeçare dhe nëna e gjashtë fëmijëve mund të jenë përgjegjëse për vendimet pasi ajo i ka inkurajuar fëmijët që të shmangin të atin e tyre.
Marrëdhëniet e këqija të Brad Pitt me fëmijët e tij dolën në dritë disa muaj më parë. Së pari, doli postimi famëkeq i Paxton në "Ditën e Babait". 19-vjeçari, kishte shkruar diçka në llogarinë personale në Instagram për Brad Pitt, gjë që dëshmon se ata nuk ishin në marrëdhënie të mira. Jo shumë kohë më vonë, vajza 18-vjeçare e Jolie dhe Pitt, Zahara, u bë virale në internet, ku u prezantua pa përmendur askund mbiemrin e babait të saj./ZËRI