
TIRANË- Kohët e fundit është diskutuar shumë për vajzat shqiptare që punojnë eskorta në Dubai. Ishte media zviceriane ajo që në një artikull të saj publikoi se ka rreth 500 vajza shqiptare të cilat punojnë si punonjëse seksi në Dubai.
Deklaratat nuk kanë munguar as në një studio televizive, ku një gazetare tha që ‘vajzat, e kryesisht ato të showbizit marrin shuma të majme parash në Dubai’. Pas këtyre lajme një reagim ka ardhur nga modelja Kejvina Kthella.
Kejvina e ka ironizuar lajmet në media për “gocat e Dubait” përmes një postimi në Instagram, ku shkruan: Ndryshoni kasetën ju lutem. Qesharake. Po ku janë gjithë këto para që i kanë parë këto moralistet?…më tregoni se pyes për një shoqe”./ZËRI