TIRANË- Rreth 2 muaj pas humbjes së nënës së saj, aktorja Ana Lika ka prekur me një dedikim duke ndarë një video me kujtimet me të bukura të fëmijërisë me të ëmën.
Ana shprehet se çdo ditë e më shumë duket se bëhet më e vështirë për të që të përballet me këtë realitet të dhimbshëm. Në postimin e publikuar mbrëmjen e djeshme ajo ka ndarë kujtimet më të bukura të fëmijërisë me të ëmën, të cilën e shoqëron me një shkrim prekës ku shprehet se e ndjen shumë mungesën e saj dhe e ka të vështirë ta pranojë humbjen e saj.
"Është e vështirë të pranosh se jeta është edhe kjo…”,- shkruan Anna Lika.
View this post on Instagram
Kujtojmë se në reagimin e parë në rrjetet sociale për humbjen e madhe Anna bëri një dedikim rrëqethës, duke shkruar: "Më këpute shpirtin moj mami! Dua të jetë një ëndërr e keqe. Nuk e di a ta thash dot mjaftueshëm që të dua. Të mori Zoti në ditën më të shenjtë që ti të jesh engjëlli jonë. "Ne" përgjithmonë!"
Ilda Gjoni, 48 vjeç u nda nga jeta ditën e Krishtlindjes, pasi dyshohet se vuante nga një sëmundje e rëndë. Ajo ishte nëna e tre fëmijëve, mes tyre dhe e aktores Ana Lika./ZËRI