Video

VD/ E godet rrufeja, futbollisti vdes në fushë

Incidenti tragjik ndodhi gjatë një ndeshjeje miqësore.

D.XH
VD/ E godet rrufeja, futbollisti vdes në fushë
Rrufeja

INDONEZI - Një futbollist ka humbur jetën, pasi u godit nga rrufeja gjatë një ndeshjeje në Indonezi të shtunën. Incidenti i frikshëm, i cili pa lojtarin Septain Raharja të goditur nga një rrufe përpara se të rrëzohej në terrenin e stadiumit Siliuangi, është regjistruar në një video rrëqethëse, që është bërë virale në mediat sociale.

35-vjeçari, i cili ishte nga Subang i Java-s, po merrte pjesë në një ndeshje miqësore mes 2 FLO FC Bandung dhe FBI Subang. Media vendase PRFM News pohoi se Raharja po merrte ende frymë pas incidentit dhe u dërgua me shpejtësi në spital, por u shpall i vdekur pak më pas.

The Sun raporton se fanella e lojtarit ishte grisur nga goditja e rrufesë. Dëshmitarët thuhet se kanë raportuar se moti ishte i vranët dhe me shi, para goditjes së rrufesë. Është hera e dytë që një futbollist indonezian goditet nga rrufeja. Gjatë Kupës Soeratin U-13 në 2023, një futbollist i ri në Bojonegoro, Java Lindore, u godit gjithashtu nga rrufeja. I riu më pas pësoi një arrest kardiak dhe u nxor nga fusha, teksa u dërgua në spitalin Ibnu Sina në Bojonegoro për trajtim mjekësor.

Ai u ngjall me sukses pas ndihmës mjekësore dhe rifitoi vetëdijen pas rreth 20 minutash. Atë vit rrufeja goditi edhe një brazilian 21-vjeçar, ndërsa ishte në fushë. Caio Henrique de Lima Goncalves ishte duke luajtur për ekipin e tij Uniao Jaiirense në një ndeshje kupe në Parana, kur ai u trondit nga goditja e rrufesë. Ai u dërgua me urgjencë në spital pasi u rrëzua në fushë, por më vonë vdiq nga plagët e marra./ZËRI/

Poll

MOS HUMB