
TIRANË-Incidentet nuk kanë fund në 'Big Brother Vip'. Së fundmi Juli dhe Egla janë përfshirë në një situatë aspak të këndshe. Teksa qëndronin në oborr, Egla ka gjuajtur me miell Julin, duke e lënduar këtë të fundit në sy. Në rrjete sociale po qarkullon video nga momenti kur Egla përplaset me Julin dhe për më tepër në një moment i drejtohet atij me fjalëb 'magjup', shprehje e cila i dedikohet komunitetit romë.
Nuk dihet ende nëse pamjet do të transmetohen apo diskutohen në 'prime'. Dy aktorët patën edhe një debat gjatë mëngjesit të sotëm, ku Egla e ka quajtur Jul Dedën një “gore mashkull”, i cili, sipas saj, merret me thashetheme dhe flet pas krahëve. /ZËRI