
FRANCË- Si duket flamuri shqiptar është kthyer në një trend për reperët ndërkombëtarë. Pas Drake këtë herë ka qenë reperi francez Maitre Gims, i cili po bën xhiro e rrjetit me daljen e tij të fundit. Gims është shfaqur në një video të publikuar në 'Tik Tok', duke kënduar këngën e tij me flamurin shqiptar në sfond dhe shqiponjën që e realizon me duar.
Video është bërë virale në portalin "TikTok", duke marrë mijëra komente nga të cilët e quajnë reperin francez si një ‘shqiptar i vërtetë’. Reperi është i njohur edhe në Shqipëri jo vetëm për famën e tij në botë, por ai ka patur edhe një bashkëpunim me këngëtaren Dhurata Dora.
Me pamjet e fundit ndoshta edhe po na paralajmëron ndonjë koncert në Shqipëri./ZËRI