Qytetërim

Në një lidhje me ish-konkurenten e Përputhen? Reagon Bes Kallaku: Jemi takuar në koncert...

Aktori u shpreh se Kormuzi është menaxherja e Mandi Nishtullës dhe ka rastisur në koncerte me të.

f.t
Në një lidhje me ish-konkurenten e Përputhen? Reagon Bes Kallaku:
Çiljeta Kormuzi dhe Bes Kallaku

TIRANË- Aktori Bes Kallaku, ka qenë në qendër të spekulimeve jo vetëm për ndarjen nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj por edhe për një romancë të re me ish-konkurrenten e “Për’Puthen”, Çiljeta Kormuzi, zëra të cilat aktori i humorit i ka mohuar për Anabel. Besi u shpreh për 'Anabel' se Kormuzi është menaxherja e Mandi Nishtullës dhe ka rastisur në koncerte me të.

“Ajo është menaxherja e Mandit të Nishtullës. Kemi rastisur në koncert së bashku me Mandin dhe me të në Bruksel. Nuk kam lidhje me të! Më mbani larg këtyre lajmeve të stisura, ju lutem! Kam të tjera prioritete në jetë. Faleminderit,"-tha aktori.

Aludimet nisën pas një fotoje të publikuar nga Çiljeta, e cila ishte në koncertin e Besit në Bruksel. Më pas, publikuan të dy një foto nga kënde të ndryshme, në të njëjtin vend. Nga ana tjetër, Çiljeta i bëri repost një fotoje ku shihet me Besin dhe një vajzë e uron për “lidhjen e re”.

Sipas reagimit të Besit, nuk paska asgjë të vërtetë./ZËRI

Poll

MOS HUMB