
GAZA- Disa ditë pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëroi Izraelin të ndalonte operacionin në Rafah, ushtria izraelite sulmoi një kamp duke vrarë 45 persona, por ndërsa bota dënon sulmun, aksioni vazhdon. Kështu që për të tërhequr vëmendjen, në rrjete sociale dhe jo vetëm ka nisur që të shpërndahet shprehja: All Eyes on Rafah!

Sipas mediave të huaja, slogani është kthyer në një simbol të protestës universitare të përhapur në të gjithë botën. Kërkesa është gjithmonë e njëjtë: mos e ktheni kokën duke injoruar masakrën që po ndodh Gaza dhe vazhdoni të bëni thirrje për armëpushim.
Ky slogan është më shumë si një ftesë për të mbajtur vëmendjen alerte në mizoritë që po ndodhin në Rafah.
Që nga nisja e luftës (7 tetor) dhe deri më tani, ofensiva ushtarake e Izraelit në Rripin e Gazës ka vrarë më shumë se 33,000 palestinezë, duke përfshirë 13,800 fëmijë. Për gjithë çfarë ka ndodhur, Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) ka vendosur se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe liderin i Hamasit, Yahya Sinwar duhet që të arrestohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit lidhur me sulmin e 7 tetorit dhe atë që pasoi më pas në Gaza.
ICC po kërkon gjithashtu urdhër-arrest edhe për ministrin e Mbrojtjes të Izraelit, Yoav Gallant, si dhe dy liderë të tjerë të lartë të Hamasit – Mohammed Diab Ibrahim al-Masri, udhëheqësi i Brigadave Al Qassem i njohur si Mohammed Deif, dhe liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se vendimi i Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) për të deklaruar veten kompetente për çështje në territoret e okupuara palestineze, duke e cilësua si "antisemitizëm të hapur”. Ndryshe nga "Bibi", në një deklaratë zyrtare Hamasi tha se vendimi i ICC ishte një “hap i rëndësishëm” drejt arritjes së “drejtësisë për viktimat e okupimit izraelit”./ZËRI