Qytetërim

VIDEO- Pas skandaleve&akuzave, Fjolla Morina kthehet sërish me Fisnik Sylën?

Mesa duket kanë lënë pas të gjitha problemet me njëri-tjetrin dhe i janë rikthyer sërish martesës së tyre, të cilën nuk e finalizuan kurrë me divorc. 

k.m.
VIDEO- Pas skandaleve&akuzave, Fjolla Morina kthehet sërish me Fisnik
Fjolla Morina dhe Fisnik Syla

TIRANË- Dashuria duket se ka bashkuar sërish Fjolla Morinën dhe Fisnik Sylën, të cilët duket se kanë hedhur pas krahëve përplasjet publike. Por tani të dy janë shfaqur në krahët e njëri-tjetrit, pasi biznesmeni i njohur është shfaqur në mjet me këngëtaren, duke postuar edhe një video me të. Videon e ka shoqëruar me një emoji me sy me zemra, si për të treguar dashurinë që ndjen për të. Mesa duket kanë lënë pas të gjitha problemet me njëri-tjetrin dhe i janë rikthyer sërish martesës së tyre, të cilën nuk e finalizuan kurrë me divorc. 


Para pak kohësh, Fjolla Morina, në gjendje të rëndë psikologjike, akuzonte ish-partnerin e saj, Fisnik Sylën se ishte ai personi që i kishte futur armën në çantë teksa kalonin kufirin e Morinës. Fjolla Morina u arrestua më 19 shtator 2020 kur në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë, ndërsa në bagazhin e makinës, një tjetër pistoletë e llojit çakmak. Këngëtarja që është nënë e dy vajzave, po udhëtonte me një automjet “Audi Q7” e tha se arma ishte aksidentalisht në çantën e saj e bëri të ditur se do të apelonte dënimin. Pas deklaratave të saj të forta, ofendimeve, akuzave në rrjete sociale ndaj figurave publike, shpesh dhe veprimeve të pakontrolluara, Fjolla u shtrua në spital në mënyrë që gjendja e saj shëndetësore të mbahej nën kontroll./ZËRI

Poll

MOS HUMB