Qytetërim

Videoja që tronditi rrjetin, Gjata: Nuk është Parashqevi Simaku, ka miq të fuqishëm

Gjata ka thënë se personi në video nuk është Parashqevi Simaku dhe nuk ka nevojë për ndihmë, pasi ka miq të fuqishëm pranë.

I.F
Videoja që tronditi rrjetin, Gjata: Nuk është Parashqevi Simaku,
Parashqevi Simaku

TIRANË- Artistja Inida Gjata foli rreth videos së publikuar që po qarkullon në rrjetet sociale, ku pretendohet se është artisja Parashqevi Simaku, duke marrë ndihmë nga një program amerikan për të pastrehët. Gjata ka thënë se personi në video nuk është Parashqevi Simaku dhe nuk ka nevojë për ndihmë, pasi ka miq të fuqishëm pranë. Gjata tha për "Euronews" se Simaku është larguar nga Shqipëria për të jetuar e qetë dhe larg problemeve, pasi nuk është hera e parë që shpërndahen lajme të rremë për të.

“Ajo nuk ka kërkuar ndihmë, ajo nuk ka thënë jam Parashqevi Simaku, aman më ndihmoni. Dhe të jeni të sigurt se nëse, Parashqevi Simaku do të kishte qenë në nevojë, e para nuk do t’i kishte kërkuar këtyre, por e di ajo se kujt t’i kërkojë ndihmë. Parashqevi Simaku ka aq pushtet dhe është aq e fuqishme sa edhe satelitët e Elon Musk i ul në tokë po të dojë. Është e turpshme kjo që po ndodh. Përmes kësaj krijohet një reaksion zinxhir që bëhet shumë i dëmshëm. E para, përfshihen familjarët e saj. E dyta, bëhen lloj-lloj dallaveresh dhe përmenden njerëz përpara 40 vitesh, duke bërë të gjithë sikur po e ndihmojnë. Ju po e zhysni në dëshpërim Parashqevinë me këtë që po bëni. Nuk mund të shkatërrosh imazhin e një njeriu duke riprodhuar lajme të pavërteta, duke supozuar se kjo zonja është Parashqevi Simaku, duke ngritur të madh e të vogël dhe duke bërë si humanistë. Ky është sadizëm i pastër, të mos e lësh tjetrën rehat që ka 30 vjet që ka vendosur të jetë rehat. Pse është larguar ajo? Nga gojët e liga të shqiptarëve, pasi nuk është hera e parë që Parashqevi Simaku bëhet pjesë e këtyre gojëve të liga”, tha ajo.

Figura e këngëtares së njohur u rikthyer sërish në vëmendjen e publik pasi një video të transmetuar nga televizioni amerikan "Abc 7", e cila ka tronditur rrjetin. Në pamjet e rrjeteve sociale shihet një grua e cila ka ngjashmëri me këngëtaren, e cila merr nga fëmijët një "Çantë Bekimi (BackPack)" për të pastrehët. Ngjashmëria me këngëtaren dhe emri përputhen, madje dhe familjarët që kanë folur në media thonë se ajo është këngëtarja shqiptare. /ZËRI

Poll

MOS HUMB