Qytetërim

"Vitality Stadium", stadiumi më i vogël Premier Ligës ku kryqëzohen zbuluesit e klubeve më të mëdha të Botës

Teorikisht dhe praktikisht, aritmetika e nxit të provojë dhe shpresojë me fuqi të plota për zonën evropiane.

Redaksia Zëri
"Vitality Stadium", stadiumi më i vogël Premier Ligës
Foto ilustruese

LONDËR- "Vitality Stadium" është stadiumi 11 mijë vendësh i AFC Bournermouth, praktikisht stadiumi më i vogël i Premier Ligës. Bournermouth-i ka bërë një sezon të mirë këtë vit, duke qenë pjesë e asaj që ne të Zëri.al e kemi quajtur Rruga e Qelqtë. Renditet i dhjeti, por vetëm 4 pikë larg Sitit të vendit të pestë, zonës evropiane. Teorikisht dhe praktikisht, aritmetika e nxit të provojë dhe shpresojë me fuqi të plota për zonën evropiane.

Në stadiumin më të vogël të Premier Ligës, pikërisht për shkak të elementëve pozitivë që kanë spikatur këtë sezon, ka vend mjaftueshëm që të kryqëzohen zbuluesit e talenteve më të mëdha të Botës. Fjala vjen, Reali i Madridit dhe Mançesteri i Junajtidit kryqëzojnë shikimet dhe bëjnë një luftë të heshtur në shkallët e atij stadiumi. Objektivi? Spanjolli shtatlartë (197cm) i qendërmbrojtjes angleze, Din Hujsen (Dean Huijsen). Hujseni, vetëm 19-vjeçar, këtë vit ka luajtur 27 ndeshje me fanellën e skuadrës së tij dhe ka shënuar edhe 2 gola.

Prej fillimit të dhjetorit është titullar i padiskutueshëm në skuadër dhe ka fituar vend të sigurt në hierarkinë e mbrojtjes. Vëmendjen e të kuqve të Junajtidit e fitoi pikërisht në "Old Trafford" ku ndeshjen e shkëlqyer mbrojtëse e kurorëzoi edhe me gol. Spanjolli i qendërmbrojtjes sapo ka siguruar edhe një thirrje nga kombëtarja për të zëvendësuar të dëmtuarin e Barcelonës, Inigo Martinezin.

Huijsen ka edhe shtetësi spanjolle. Nga shitja e tij Juventusit, skuadrës formuese, i kalojnë 10% e shumës dhe 3 milionë euro. Kartoni i tanishëm vlerësohet rreth 50 milionë euro./ZËRI

Poll

MOS HUMB