
BERN- Telashe për futbollistin shqiptar Xherdan Shaqiri. Ai e kishte siguruar lejen e ndërtimit për vilën e tij në Rheinfelden AG. Por iu hoq sërish. 84 metra katrorë janë shkaku i telashit ndërtimor të Shaqirit. Ai kishte marrë leje ndërtimi për 4 dhoma gjumi dhe 6 banja, pishinë, xhakuzi, kinema, dhomë fitnesi por edhe një sauna. Por asgjë nuk i shkoi sipas planit.
Sipas mediave zvicerane, jo të gjithë në lagjen në lagjen luksoze të Rheinfelden janë të lumtur për aplikimin e lojtarit të ekipit kombëtar zviceran. Kundër ndërtimit prej 2.8 milionë frangash u morën katër kundërshtime nga qytetarët e zonës, por Këshilli ua hodhi poshtë kërkesat duke e lëshuar lejen e ndërtimti në verën e vitit 2022. Nga 4 që ishin në fillim, 2 të tjerë nuk u tërhoqën dhe bënë ankesë në Departamentin e Ndërtimit, Transportit dhe Mjedisit (BVU), institucion që u dha të drejtë atyre.
Parcela e Shaqirit është 1001 metra katrorë, shkalla e shfrytëzimit të tij (raporti midis sipërfaqes bruto dhe madhësisë së parcelës) është 0.4 dhe rritet me dhjetë për qind sepse ylli dëshiron të ndërtojë sipas standardit Minergie-P (firmë ndërtimi). Kjo rezulton në një sipërfaqe maksimale të lejueshme të dyshemesë prej 440.44 metra katrorë. Sipas vendimit, sipërfaqja e ndërtimit është shumë e madhe, pasi është planifikuar të ndërtohet në 498.91 metra katrorë, 84 më shumë me norma. Por nga vjen mospërputhja prej 84 metrash katrorë mes interpretimit të gjykatës administrative dhe asaj të bashkisë së qytetit?
Epo, pikërisht ato 84 metra katrorë janë kati papafingo i vilës. Këshilli i qytetit është i mendimit se dyshemeja dhe papafingoja nuk duhet të merren parasysh për përdorim. Ata e mbështesin vendimin e tyre në nenin 63 të rregullores së ndërtimit dhe përdorimit të qytetit (BNO), ku thuhet: Zbatohet përkufizimi sipas ligjit kantonal. Katet e papafingo dhe të bodrumit nuk llogariten si pjesë e sipërfaqes bruto të pranueshme.
Tani çështja do të gjykohet nga Gjykata Federale, e cila mes shumë të tjerash, do të duhet të merret edhe me vilën luksoze të Shaqirit./ZËRI