
ZVICËR- Lara Colturi ka shkruar përsëri historinë në fushën e bardhë me ski, duke u kualifikuar edhe në finalen e Slalom-it në Saalbach. Në garën e zhvilluar, ajo u rendit e 23-ta duke ruajtur pozicionin e 25-të në klasifikimin e përgjithshëm në këtë disiplinë dhe duke siguruar edhe finalen e javës që vjen.
”Më konsiderojne legjendë e re, por unë ende jam shume e vogël. Po, natyrisht, jam shumë i lumtur për sukseset e fundit ne garat me karakter nderkombëtar. Unë nuk do te ndalem, do të vazhdoj të ngre nivelin tim ne fushën e bardhë…” ka thëne Lara Culturi për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
17-vjeçarja italiane Lara Culturi që përfaqëson Shqipërinë ka një premtim dhe mesazh duke thënë se “Unë, perspektivën e kam përpara, meqë jam ende e re. Çka do ta dëshmojë veten, dhe do të bëjë maksimumin për vendin që e përfaqësoj. Do ta bëj gjithçka që Shqipërinë ta prezantoj denjësisht në arenën ndërkombëtare”.
"Nëse Xhaka dhe Shaqiri me flamur të Zvicrës na bëjnë krenar, pse edhe Lara të mos na bëjë krenar neve me flamur të Shqipërisë?! Jemi krenarë që sot kemi dy LARA që flasin shqip në kupën e botës!"- ka thënë për gazetën zvicerane Le Canton27.ch presidenti i Federatës Shqiptare të Skive, Elvis Toçi, duke shtuar më tej se me këto rezultate, Lara do të jetë konkurruese edhe në Lojërat Olimpike që do të mbahen në vitin 2026./ZËRI