Qytetërim

Ylli i "Twilight" shpreh dëshirën për t'u bërë nënë me partneren e saj Dylan Meyer

Stewart tregon se ajo është takuar me Meyer vite përpara se të lidheshin.

a.l
Ylli i "Twilight" shpreh dëshirën për t'u
Kristen Steëart dhe Dylan Meyer

SHBA- Aktorja e njohur Kristen Stewart ka shprehur dëshirën të ketë një fëmijë me të fejuarën e saj Dylann Meyer. Në një intervistë për podkastin "Not Skinny But Not Fat", 33-vjeçarja ka përmendur edhe procesin e ngrirjes së vezëve, të cilin ajo dhe partnerja e saj e kanë ndjekur, shkruajnë mediat e huaja. 

"Ne kemi bërë gjëra të tilla si ngrirja e vezëve tona dhe gjëra të tilla. Pra, kur të duam, do të arrijmë ta kemi një fëmijë. Unë me të vërtetë dua që kjo të ndodhë”, tha ndër të tjera ajo. 

Stewart tregon se ajo është takuar me Meyer vite përpara se të lidheshin.

"Po, unë isha shumë me fat që u riktheva me dikë që më pëlqente. Ajo tregoi interes për ta njohur," tha ylli i "Love Lies Bleeding". 

Stewart dhe Meyer u bënë çift në gusht të 2019-ës, edhe pse fillimisht u kryqëzuan në xhirimet e një filmi në vitin 2013. Stewart tregoi gjithashtu se i kishte thënë "Të dua" partneres së saj vetëm dy javë pasi kishin nisur lidhjen, por edhe dëshirën e tyre për t'u martuar që në fillim./ZËRI 

Poll

MOS HUMB