TIRANË- Përveçse në shtëpinë e "Big Brother VIP3", debatet janë zhvendosur edhe në studio. Një debat është zhvilluar mes Ori Nebiajt dhe Arbër Hajdarit, dy opinionistët e këtij edicionit. Hajdari e ka akuzuar Nebiajn se është fanse e Heidit dhe e nxjerr mirë në çdo situatë të zhvilluar.
DEBATI MES TYRE:
Arbër Hajdari: Sikur ti të kishe një mendim më ndryshe për Heidin këto 200 ditë mirë do ishte, Heidi për ty nuk ka pasur asnjë gabim që prej fillimit.
Ori Nebiaj: Unë mendoj çfarë të dua, nuk jam unë aty brenda, po të duash hy ti
Arbër Hajdari: Edhe unë kam mendimin tim
Ori Nebiaj: Çfarë po thua që kam qejf Heidin? Unë mendoj që ke qejf Meritonin
Arbër Hajdari: As unë nuk e njoh Meritonin, kam marrë nuse, nuk kam shkuar nuse në Kosovë
Ori Nebiaj: Unë e di që je batutaxhi
Arbër Hajdari: Do mësohesh edhe ti, ke premisa
Ori Nebiaj: Bejtet i qan ti
Arbër Hajdari: Je munduar edhe ti, se ke fillu me postu ca TikToke
Ori Nebiaj: Ua sa i vëmendshëm je, si plakat e këqija
Arbër Hajdari: Sigurisht kam mbaruar drejtësi
Ori Nebiaj: Jo më pëlqen se kam dëgjuar se kur të bie ti të ngre. Njëherë më është thënë nga ty, njëherë nga Arbëri. Unë jam fanse e Julit dhe Heidit. Që unë të fitoj simpati për një lojtar aty brenda, patjetër. Unë nuk e nxjerr Heidin në rregull, nëse e do ta sajosh ke Arbërin./ZËRI